Qeveria malajziane është e gatshme të shfuqizonte dënimin me vdekje për të gjitha krimet dhe të pezullonte të gjitha dënimet në pritje të ekzekutimit, sipas shtypit vendas.

Ministri malajzian i Drejtësisë, Liew Vui Keong njoftoi se Këshilli i Ministrave vendosi të heqë dënimin me vdekje dhe se ligjet përkatëse do të paraqiten në Parlament ditën e hënë.

Organizatat për të drejtat e njeriut e kanë mirëpritur njoftimin.

”Amnesty International” menjëherë foli për një “hap të rëndësishëm përpara”, por i kërkoi qeverisë të sigurojë që heqja të jetë e plotë, “pa përjashtim”.

Më shumë se 1 200 persona janë aktualisht në pritje të ekzekutimit me vdekje në Malajzi, pasi ligji e parashikonte atë në rastet e vrasjes, trafikimit të drogës, tradhtisë dhe disa krimeve të tjera të specifikuara.

Loading...