Lojtari i Atletico Madridit ka folur për braktisjen që ja bëri babai i tij familjes dhe ka thënë se ai është i tillë duke e falënderuar nënën e tij

Anësori i majtë i mbrojtjes së Atletico Madrid, Lucas Hernandez ka folur për “Le Parisien” për braktisjen që ja kishte bërë atij babai kur ishte i vogël.

Babai i mbrojtësit, Jean François Hernández, i cili po ashtu ka luajtur për Atletico Madrid e kishte braktisur familjen dhe Lucasin ka folur për këtë problem pasi i ka lindur djalë kohëve të fundit.

Sipas Hernandezit, ka më shumë se 12 vite që ai nuk ishte dëgjuar me babin e tij dhe ai nuk ka asnjë qëllim që ta shoh atë përsëri. “12 apo 13 vite kanë kaluar dhe ne nuk kemi asnjë lajm. Madje as pas Botërorit”, ka thënë ai.

Tani që jam baba, jam edhe më i shqetësuar për atë që ai ka bërë, që ai ka dështuar për rolin e tij si baba”, ka vazhduar ai. “Sot, nëse do ta takojë, do të kisha biseduar me të. Por, një gjë është e sigurt, s’mund ta imagjinojë braktisjen e djalit tim. Nuk do ta bëja për asgjë në botë. Nëse do të flija nën një urë do të flija vetëm që djali i imë të jetë i lumtur”.

Familja Hernandez

“Ishte ajo që na rriti”, thotë ai për nënën e tij. “Ishte ajo që na bëri mua dhe vëllain tim futbollist, një gjë që funksionojë. Ishte ajo e cila na mbajti të ushqyer. Çfarë jam sot jam duke e falënderuar atë”.

Vëllai i vogël i Lucas, Theo, luan për Real Sociedad dhe lojtari i Atleticos ka pranuar se ai kurrë nuk e ka luajtur rolin e babait për të. “Më shumë si një vëlla i madh, si një mbrojtës”, tha ai. “Ne kemi momentet tona të komplikuara. Ne ishim bashkë, gjithmonë ne ishim bashkë. Kur ai kishte nevojë, unë isha aty. Gjithmonë ka pasur kuptim të ndërsjellë në mes neve. Ai ishte si një vëlla i vogël për mua dhe shoku më i ngushtë. Edhe sot, ne jemi shumë të lidhur së bashku