Misioni i vetëm politik i Gjorqe Ivanovit është rrezikimi i të ardhmes, që të bëj dëm mbi interesat e larta shtetërore dhe nacionale, duke e mbrojtur me çdo kusht krimin e VMRO-DPMNE-së.

Kështu theksohet në kumtesën e LSDM-së, ku shtohet se pjesa e fundit e mbetur nga regjimi i VMRO-DPMNE-s është person që dëshiron që Maqedonia të mos ketë sukses, person që dëshiron që Maqedonia të mbetet e izoluar.

“Ivanov nuk kujdeset fare për të ardhmen e shtetit dhe qytetarët e saj, ai fuqimisht qëndron në anën e të kaluarës së errët të izolimit, ngecjes dhe pavarësisë”, theksohet në kumtesën e LSDM-së.

Por, sipas tyre, sado që të përpiqet Ivanovi, qytetarët nuk do t’i lejojnë që ta frenojë të ardhmen e Maqedonisë.