Kryesia e VMRO-DPMNE-së vazhdon me trillime dhe pretendime të rreme duke shmangur të përgjigjet nëse do t’i ftojë deputetët ta respektojnë vullnetin e mbi 600.000 qytetarëve të cilët në referendum, lirshëm dhe pa presione vendosën për ardhmërinë në BE dhe në NATO.

Sa i përket administratës, thuhet në kumtesë, fat është se VMRO-DPMNE-ja nuk ka kredibilitet për këtë temë, sepse gjatë 11 vjet qeverisjes së tyre kriminale, keqpërdorimet e institucioneve dhe presioneve ndaj të punësuarve në administratë ishin përditshmëri.

Koha e një marrëdhënie të tillë ndaj institucioneve shtetërore dhe të punësuarve në to, përfundoi me largimin e VMRO-DPMNE-së nga pushteti.

Sot, institucionet punojnë në mënyrë profesionale, pavarësisht, në shërbim të ligjeve dhe në interes të qytetarëve.

Kjo është njohur edhe nga BE-ja, ku në Raportin e Komisionit Evropian, Maqedonia për herë të parë është vlerësuar pozitivisht, me avancim të mirë në administratë, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja mbetet e përkushtuar në zbatimin e masave që sigurojnë administratë efikase, profesionale dhe të pavarur. VMRO-DPMNE-ja mbetet e bllokuar në qorr sokakun e gënjeshtrave dhe trillimeve.

Mickoski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së në vend që të shpikin tema që nuk ekzistojnë duhet qartë të kumtojnë nëse janë për BE dhe NATO ose kundër?, thuhet në fund të kumtesës.