E përballur me të vërtetën, kreu i VMRO-DPMNE-së vazhdon me lajme të rreme, deputetët t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese, që i garantojnë identitetin dhe sjellin anëtarësim në NATO dhe BE.

Kështu theksohet në kumtesën e LSDM-së, ku shtohet se udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së e përballur me të vërtetën dhe vullnetin e shumicës së madhe të qytetarëve, përhap vetëm lajme të rreme.

Qytetarët e kanë thënë qëndrimin e tyre, 80 për qind e të gjithë qytetarëve dhe mbi 90 për qind e atyre që kanë votuar në referendum, thanë qartë se janë për të ardhmen në BE dhe NATO, thekson LSDM.

“Procesi vazhdon më tej , tani është koha që deputetët ta arsyetojnë besimin dhe përgjegjësinë që u është dhënë pikërisht nga qytetarët, ta respektojnë vullnetin e tyre, t’i mbështesin proceset në Kuvend dhe ndryshimet kushtetuese të miratohen”, qëndron në kumtesën e LSDM-së.

Loading...