Aktivistët e LSDM-së nëpër rrjetet sociale po zhvillojnë debat të ashpër për shkak të rezultatit të dobët që tregoi Strumica në referendum. Ata fajësojnë se kryeministri Zoran Zaev, u ka dhënë besim personave të gabuar nga kjo degë dhe kjo është reflektuar me dalje të ulët në referendum të votuesve të Strumicës, informon “tetova1”.

Rezultati i dobët ka shkaktuar përçarje në LSDM-në e Strumicës, ku kërkohet menjëherë të ndryshojë kirearkia udhëheqëse e degës. Për këtë arsye, kërkohet që shkarkimet të fillojnë nga sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Dragi Rashkovski dhe nga drejtori i Agjencisë shtetërore të rrugëve, Zoran Kitanov.