Ligji mbi TVSH-në te personat fizik lë mundësi të interpretohet ndryshe nga rasti në rast. Obliguesit tatimor të cilët sipas ligjit, nëse fitojnë të ardhura mbi një milion denarë bëhen obligues të TVSH-së, janë të shkelur, thonë ekspertët. Tatimpaguesit paralajmërojnë se janë të nevojshme ndryshime për të përcaktuar kornizën e saktë ligjore, për atë se cilët janë të drejtat dhe cilat janë detyrimet e personave fizikë që bëhen obligues të TVSH-së. Këta obligues tatimor janë të detyruar ti paguajnë tatim shtetit, por nuk i ushtrojnë të drejtat e tyre tatimore, si dhe personat juridikë, siç janë rikthimi  i TVSH-së ose zbritja e shpenzimeve për vepra të caktuara.

Ekziston një mungesë në kornizën ligjore, në fushën e tatimeve në segmentin e TVSH-së, për personat fizik, sepse jemi ballafaquar me një rregullativë ligjore të paqartë, që lejon interpretim të ndryshëm dhe praktikë, kur kemi rregullativë ligjore të pandryshuar”- theksoi Vesna Garvanlieva, nga CEA.

Eksperti tatimor Pavel Gacov thotë se Ligji nuk ka ndryshuar që kur është miratuar. Sipas tij është e nevojshme të krijohen regjistra të veçantë ku do të renditen aktivitetet që do të mbulohen nga tatimi shtesë.

 Dispozita e tillë ligjore nënkupton që nëse dëshironi që edhe qytetarët t’i përfshini, të sillni ndryshim të dispozitës dhe të thoni që deri në vitin 2020 edhe qytetarët në bazë të regjistrimit në disa regjistra do të jenë pagues të TVSH-së”- tha Pavel Gacov, ekspert tatimor.

Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, pohojnë se Ligji për TVSH-në përcakton saktë dhe qartë se çfarë paraqet veprimtaria ekonomike, cilat janë qëllimet e Tatimit të Vlerës së Shtuar dhe çfarë nuk konsiderohet veprimtari e pavarur. Prandaj konsiderojnë se nuk nevojiten ndryshimet ligjore, që i kërkojnë tatimpaguesit.

Çfarëdo trajtimi ndryshe i personave fizik nga ata juridik, kur bëhet fjalë për TVSH-në, do të ishte në kundërshtim me parimet e mosdiskriminimit, do të shkaktonte pasiguri juridike në sistem dhe do të binte ndesh me standardet e BE-së dhe praktikat e mira globale”- thonë nga DAP

Sipas Ligjit, të gjithë personat fizik që gjatë vitit kanë realizuar të ardhura më të larta se një milion denarë duhet deri më 15 janar të regjistrohen në DAP si obligues të TVSH-së.

Obligues të TVSH-së janë personat që kanë realizuar të ardhura prej një milionë denarë në këto veprimtari:

-Veprimtari të ekspertizës dhe drejtorë të falimentuar

-Veprimtari bujqësore

-Veprimtari me kontratë në vepër

-Dhënie me qira të sipërfaqes afariste

-Kontrata autoriale dhe të drejtat e pronësisë industriale

-Anëtarësim në Këshillin Mbikëqyrës

Në qarkullimin e përgjithshëm për regjistrim për qëllimet e TVSH-së hynë edhe të ardhurat e realizuara në bazë të kryerjes së ndonjë veprimtari afariste, siç janë veprimtaritë e ekspertëve dhe drejtorëve falimentues, të ardhura për veprimtari bujqësore, të ardhurat nga kontratat në vepër, të ardhurat nga dhënie me qira të sipërfaqeve afariste, të ardhura nga kontratat autoriale dhe të drejtat e pronësisë industriale, të ardhura nga anëtarësimi nëpër këshilla mbikëqyrës, e kështu me radhë. Ky obligim ligjor tashmë kohë më të gjatë po shkakton reagime të ashpra në opinion. Tatim- paguesit kohë më të gjatë alarmojnë se Ligji edhe më tej po lexohet me sy të mbyllur. Nëse personi nuk është regjistruar si obligues i TVSH-së, atëherë gjobat janë prej 250 deri 375 euro.