Lëvizja BESA padyshim që do t’i përkrahë ndryshimet kushtetuese të cilat dalin nga Marrëveshja e Prespës si mundësia e vetme për hapjen e rrugës së Maqedonisë drejt integrimeve euro-atlantike.

Edhe pse çdo ditë e më shumë po flitet se mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare,zëdhënësi i Lëvizjes BESA ka thënë se nuk frikësohen nga pjesëmarrja në zgjedhje, por më parë duhet të ketë ndryshime kushtetuese.

“Duke i pasur parasysh aktivitetet e Lëvizjes BESA në fushatën e referendumit, ne jemi të gatshëm për zgjedhje, kurdo që të mbahen ata, por për momentin duhet maksimalisht të fokusohemi në Kuvend që të aprovohen ndryshimet kushtetuese”, konsideron zëdhënësi i Besës, Orhan Murtezani.

“Nuk bëhet fjalë as për zgjedhje, por as për ndonjë koalicion eventual. Serioziteti i situatës kërkon që të gjithë partitë politike të fokusohen në Kuvend për gjetje të zgjidhjes”, tha Murtezani.