Letër e hapur për z. Hristijan Mickovski
 
Hristijan, 
 
Me dëshpërim dhe mosbesim të madh e mora lajmin për përjashtimin tim formal nga partia.
 
Duke e ditur se është e pavërtetë akuza për shkak të së cilës jam përjashtuar nga partia, vendosa të lë të kalojnë disa ditë që të gjithë anëtarët të shohin se udhëheqësia nuk do të nxjerr dhe të prezantojë asnjë, përsëris ASNJË provë kundër meje. Gënjeshtrat që më janë ngjitur, ishin fabrikuar për shkak të interesit personal. Dikush që nuk ishte pranuar nga opinioni, e ndërtonte rejtingun personal mbi  „korrizin“ tim, në llogari të nderit, autoritetit dhe dinjitetit tim.
 
Andaj tani edhe një herë me indinjatë i hedh akuzat e rrejshme që u drejtuan drejt meje nga njerëzit të cilët deri dje u mbështetën në punën, rezultatet dhe autoritetin tim.
 
Pasi kaluan disa ditë pa u prezantuar së paku një provë para anëtarësisë dhe opinionit për pohimet kundër meje, publikisht të ftoj për akuzat për shkak të së cilave formalisht isha përjashtuar nga partia, të prezantosh prova para organeve të partisë dhe opinionit.
Në vend si frikacak të shtrosh akuza të rrejshme, tregoji, Hristijan, provat se unë dikë me forcë e kam detyruar të bëjë diçka ose se kam tentuar t’i jap mitë. Trego!!!
 
Në të kundërtën krijimi artificial dhe me argumente të rrejshme të euforisë kundër meje, të prezantuar si „Panorama 2“ nuk mund assesi ndryshe të kuptohet përveç si kërkim i rëndomtë, dinakërie dhe egoiste e fajtorit dhe alibi për një varg gabimesh tuaja dhe të udhëheqësisë së partisë. Vetë e keni shpikur „Panorama 2“. Pa kundërshtar. Keni luftuar kundër esencës, sepse nuk kishte kundërshtar, ndërsa kundërshtar nuk kishte, sepse i tilli nuk ekzistonte. Vetë e keni gënjyer anëtarësinë përmes rrjeteve sociale dhe medieve të afërta me partinë, se unë kam përgatitur ndonjë puç, se do të pasojë „Panorama 2“, dhe se ose ju ose unë do të dilnim fitues. Në fillim mendova se gjithë kjo është ndonjë shaka, mirëpo tani po shoh se disa mendje të sëmura kanë shpikur plan të cilin nuk do ta shpikte as fëmija 10-vjeçar.
 
Nëse ti dhe disa bashkëpunëtorë tu menduat se me përjashtimin tim dhe përçmimin publik do ta fitoni besimin e qytetarëve, dua gjithashtu publikisht të të them se jeni në rrugë të gabuar, sikur që jeni në rrugë të gabuar me shumë vendime dhe hapa të tjerë politikë, për të cilat edhe vetë jeni të vetëdijshëm, një gjë që e di nga komunikimi personal me shumicën e udhëheqësisë.
 
Për fat të keq, koha do ta dëshmojë këtë.
 
Ai që ju ka thënë se me të bërit artificial të të a.q. „Panorama 2“, me argumente të rrejshme, me shpikjen e ngathët të „skenarit filmik“ për planin për puç dhe në vigjilje të puçit, duke treguar ndonjë fitore të shpikur kundër kundërshtarit të shpikur, kreatori i këtij „plani qesharak“ duhet të jetë seriozisht ndonjë i humbur në politikë. 
 
Pa prova elementare, duke besuar se ashtu do të përsëritet suksesi i vitit 2006, kreatori i këtij filmi ka harruar t’ju thotë se për të, para se gjithash, duhet të keni marrëdhënie të ndershme ndaj vetes në udhëheqësinë e partisë, në vend të gënjeheni njëri me tjetrin, të përgojoheni, të bëni intriga dhe të jeni të pasinqertë. Pastaj nevojitet marrëdhënie e ndershme ndaj anëtarësisë që e meriton këtë, dhe gjithsesi marrëdhënie të ndershme ndaj popullit maqedonas dhe qytetarëve të Maqedonisë, në vend të lojërave hipokrite, të cilat populli i ndien dhe i identifikon.
 
Andaj Hristijan të ftoj t’u përgjigjesh disa pyetjeve:
 
1. Pse nëse ke dashur ta mbrosh emrin, nuk qëndrove i fortë pas kësaj kauze, me organizimin masiv dhe të përditshëm të protestave paqësore në të cilat do t’i udhëhiqje mijëra qytetarët dhe anëtarët e motivuar të partisë? 
 
Rrëfimi se dikush do t’i keqpërdor protestat që të të kurdis dhe të përsëritet „27 prilli“ nuk qëndron. Ky është rrëfimi i njerëzve frikacakë të cilët frikësohen të ballafaqohen me vlerat personale dhe mbështetjen personale. 
Sipas kësaj teorie, VMRO-ja nuk duhet më kurrë kur është në opozitë të organizojë protesta. Nëse dikush mendon se ka kuptim kjo teori, le të pyetet përse mitingu i 2 qershorit ose disa të a.q. marshe në qytete të ndryshme të Maqedonisë nuk u shndërruan në 27 prill? 
Para se unë të filloj të flas, të ftoj të përgjigjesh, kujt ti si lider i partisë i je lajkatuar, dhe kujt i ke premtuar se protesta masovike dhe të përditshme për emrin nuk do të mbahen dhe se VMRO-ja nuk do ta bllokojë procesin për zgjidhjen  e emrit, por vetëm do ta shpreh mospajtimin?
 
2. Kur të gjithë e kemi ditur se bindshëm një pjesë e madhe e qytetarëve të Maqedonisë janë kundër marrëveshjes me Greqinë, pse pasi u nënshkrua marrëveshja, nuk e ftoi popullin në votim vendimtar „kundër“ dhe me këtë të arrihet fitorja e fuqishme mbi ata që ishin „për“? Me një fitore të tillë të popullit, do të pamundësohej dhe do të bëhej i pakuptimtë presioni i mëtejmë mbi deputetët e VMRO-së, i cili presion ishte i paraparë dhe ti e ke ditur se do të ndodhë. Me fitoren e tillë të ndritur dhe të pastër me „kundër“ mbi „për“ jo LSDM-ja, por VMRO-ja do të ishte në situatë të kërkojë zgjedhje të reja në vend që të kërkojë fajtorë për mossukseset dhe gabimet e liderit të partisë.
 
3. Nëse ti ke besuar në këtë, përkatësisht e ke ditur siç pohon se pushteti do t’i burgos njerëzit me akuza të montuara politike për 27 prillin dhe për rastet e konstruara të PSP-së, me qëllimin final t’i shantazhojë deputetët dhe familjet e tyre për shumicën e dy të tretave, pse një herë publikisht nuk kërkove nga presidenti Ivanov t’i mbrojë që mos të jenë lëndë e shantazhit? Me këtë do të mundësohej që deputetët e mbrojtur ta mbrojnë emrin në Parlament. Në vend të kësaj u ke treguar deputetëve dhe të tjerëve me ndjekjen politike se kur do të vijë VMRO-ja në pushtet atëherë do t’u ndihmojë. Pa ndërgjegje, njerëzit e tu nga maja e partisë të gjithë ata i quajtën „të infektuar“. 
 
Pse udhëheqësia nëpër medie iu shmangej temës „ndjekja politike“ deri paradokohe kur edhe disa anëtarë të udhëheqësisë aktuale u sulmuan me ndjekjen? A ishte kalkuluar me parashikueshmërinë e ngjarjeve që erdhën?
 
Kush dhe si veproi, ti Hristijan që ishe vënë në procedurë parahetimore në lëndën Talir, lidhur me financimin e partisë në kohën kur ti ishe sekretar i përgjithshëm, të hiqesh nga lista? 
 
Vallë, ti nuk bisedove për veten në korriz jo vetëm të tjerëve, por edhe të Maqedonisë dhe të emrit të saj kushtetues?
 
Pse menjëherë pas zgjedhjes sate lider i ri u ndalën protestat e përditshme para Ministrisë së Drejtësisë dhe burgut në Shkup ku ishin arrestuar dhjetëra persona me akuza të fabrikuara për terrorizëm? Pse? Dhe pse pastaj me muaj të tërë nuk e hapën atë temë në opinion?
 
4. Pse 3 muaj të plotë pas publikimit dhe nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë, ti nuk kishe kurrfarë qëndrimi se si do të veprohet pas referendumit, dhe lëre një hapësirë të madhe që partitë e tjera të vogla, grupet, individët dhe kush e di eksponentët e të cilëve të fshehur ta udhëheqin anëtarësinë në bojkot, ndërsa prej përpara LSDM-ja tregoi se për të vendimin do ta dërgoj te deputetët për ta votuar? Një proces mjaft i parashikueshëm.
 
5. A ke dashur ti në mënyrë intime të ndërrohet emri, ndërsa pastaj faji t’u hidhet deputetëve të përndjekur e pastaj të dalësh „i pastër“ nga gjithë kjo situatë, i lumtur se dikush tjetër ta ka zgjidhur problemin me emrin dhe e ke bartur fajin me vete?
 
A ke dashur të vish në pushtet me emër të zgjidhur, ndërsa fajtorë për të të jenë LSDM-ja dhe disa deputetë të përndjekur politikë të VMRO-së, ndërsa ti të jesh „patriot“? Vallë për këtë haptazi me javë të tëra nuk keni biseduar nëpër zyra në VMRO? 
 
A ke luajtur ti skajshmërisht në mënyrë të ndyrë dhe të pandershme me ndjenjat e anëtarësisë sonë, ndjenjat e popullit maqedonas dhe me fatet e viktimave të PSP-së dhe 27 prillit?
 
6. Pse Hristijan në parti në takimet e ndërsjella në lidhje me zgjidhjen e emrit ke folur një gjë, ndërsa në opinion krejt diçka tjetër, deri paradokohe, kur para më shumë javësh me shpejtësi e ndërpreve komunikimin me mua dhe për herë të tretë për shkak të interesave personale e ndërrove kursin në drejtim shumë më të dobët për shtetin? Për motivet personale për këtë ndryshim të kursit dhe pasojat katastrofale për Maqedoninë dhe VMRO-në do të flasim në mënyrë plotësuese.   
 
A është në rregull, disa bashkëpunëtorë tu para disa javësh t’i inkurajosh t’i bindin 8 deputetë të votojnë „për“ me qëllim të zgjidhet çështja, mirëpo ti mos të jesh fajtor, por të aktrosh lider i guximshëm i cili kërkon zgjedhje të parakohshme duke u lavdëruar me anketa të dyshimta të cilat i merr nga agjencia e shtetit tjetër?
 
7. Për në fund, pasi mua më akuzon se kam qenë i kthyer kah interesi material, e jo kah partia dhe ideologjia, unë edhe para edhe pas funksionit shtetëror jetoj duke punuar në biznisin privat ,,dua të të pyes: derisa unë deri në vitin 2006 kisha fituar mjaft të holla për një jetë të qetë dhe pabrenga, ndërsa unë „e fusja kokën në torbë“ në një varg operacionesh policore për neutralizimin e grupeve terroriste dhe kriminele të cilat vepruan kundër sigurisë dhe integritetit territorial të Maqedonisë dhe e rrezikuan mbijetesën e saj, dhe për shkak të këtyre operacioneve gjithë jetën time do ta jetojë në rrezik nga hakmarrjet personale, me të cilat aksione u ngrihej rejtingu i VMRO-së, si ajo ti si profesor me 500 euro rrogë arrite të bësh disa hidrocentrale pikërisht gjatë sundimit të VMRO-së? 
 
Sa di unë, profesorë të fakulteteve ka shumë, por vetëm një profesor në Maqedoni, i cili paraprakisht nuk ka pasur biznis personal, ka hidrocentrale me vlerë milionëshe të cilat sjellin fitime milionëshe në euro, gjithë kjo pa kurrfarë angazhimi, vetëm në bazë të koncesionit të marrë që ishte ndarë nga qeveria e VMRO-së?
 
Pse keni nevojë të gënjeni që të më përçmoni? 
Pse gënjeni se i jam kërcënuar Kërsto Mukovskit dhe deputetëve të tjerë? 
Pse gënjeni se deputetëve u kam dhënë të holla?
Pse gënjeni se pas votimit në Parlament kam qenë në ndonjë kremtim të LSDM-së?
Pse ju si udhëheqësi dhe ti Hristijan si lider i ke lënë në të thatë edhe Kërston edhe deputetët e tjerë në rehati duke pritur në kolltukun që në korriz të tyre të bëhesh kryeministër me gënjeshtra dhe intriga, me arrogancë dhe lojëra të ndyra dhe të pandershme? 
 
Dhe tani ju duhet fajtor? 
 
E gënjyet KQ-në? 
 
Pse nuk më ftuat edhe mua aty, dhe të ballafaqohemi para atyre 150 njerëzve, dhe ta dëgjoni të vërtetën? 
 
T’u tregoj atyre, se çka ti Hristijan më ke thënë në nëntor dhe në dhjetor të vitit të kaluar rreth zgjidhjes së emrit kushtetues, por edhe gjatë këtij viti, dhe le të vlerësojnë kush është tradhtari dhe krimineli, e kush është patriot dhe i ndershëm ndaj popullit të vet. Të dëgjojnë pak për hipokrizinë tënde dhe moralin e dyfishtë.
 
Me gënjeshtra dhe intriga, me kurdisjen e njerëzve të tjerë të partisë që të jenë viktima që ju të vini në pushtet, nuk do të keni sukses. Ashtu vetëm do ta prishni edhe partinë, edhe Maqedoninë.
 
Shumë më vjen keq për këtë. Pasi unë jam në VMRO qysh kur dikush prej Jush ka qenë në pelenë, si për shembull, Aleksandar, të cilin e lëshuat të jetë megafon, dhe për të cilin këto ditë do të ngrit padi për shpifje dhe ofendim, andaj së pari me të do të shihemi në gjykatë. Le të dëshmojë se e kam bërë atë për çka me gënjeshtër më akuzon. Të kishe guxim ti ta thuash këtë, e jo të lëshosh të tjerë.
 
Shumë më vjen keq që me karakter dhe kapacitet të tillë do ta prishni partinë të cilën shumë patriotë të ndershëm me mund e formuan derisa dikush si Ju ishin në PLD, ndërsa të tjerët në PD-në e Goshevit, dhe na kanë pështyrë neve të VMRO-së se kemi qenë të paarsimuar, të rëndomtë dhe të palarë.
 
E gënjyet edhe KQ-në, edhe KK Qendër dhe gjithë shtetin dhe popullin. 
 
Dhe jo vetëm për këtë. Marrë në përgjithësi në mënyrë të pandershme silleni dhe veproni, populli këtë po e ndien. Andaj një vjet e gjysmë me një LSDM të tillë, në kushte kur ndërrohet emri dhe Kushtetuta, VMRO-ja nuk mund as të barazohet në anketat e mendimit dhe besimit publik.
 
Pasi edhe krahas gabimeve katastrofale të LSDM-së, populli nuk të beson Hristijan. Të lexon në sy se shumë gënjen. Nëse nuk ndryshon, nuk është problem që ti nuk do të bëhesh kryeministër, por VMRO-ja dhe Maqedonia do të jenë humbës.
 
Njerëzit të cilët ti i vendose në parti janë habitur nga gënjeshra jote. Si ke mundur para një salle të mbushur të kryetarëve të komisioneve, para disa muajsh të japësh instruksione të përgatisin program, secili në sferën e vet, duke thënë se nuk duhet çdo gjë që do të premtohet edhe të zbatohet, një pjesë mund të premtohet, e mos të përmbushet. Kjo më herët nuk ka qenë në VMRO. Njerëzit e tu po habiten me ty. Nëse njerëzit e tu nuk të besojnë, si do të të besojnë të tjerët. Nëse ata i gënjen, që ka mbetur për të tjerët.
 
Mbaj mend edhe një herë: me gënjeshtra dhe intriga nuk fitohet besimi i popullit.
 
Turpërohu Hristijan!!! Trurpërohu!!! Të shoh ty dhe disa sorra të tjera nga udhëheqësia dhe nga partia dhe mw shkon mendja tek fjala popullore: “çdo sorrë ëndërron që të ngjitet në kokën e shqiponjës kur ajo është e rrëzuar”. Me keni parë të sulmuar rëndë nga ana e LSDM-së, kështuqë filluat me gënjeshtra dhe intriga kundër meje me qëllim që ta përmirsoni rejtingun dhe besueshmërinë e ulët.
Në periudhën që paraprinë popullu dhe anëtarësia do ta shohin fytyrën tënde të rrejshme. Populli dhe anëtarësia do të shohin se sa ti ke qenë i prakur për mosndryshimin e emrit dhe cili është çmimi që ti do ta kishe paguar për mbrojtjen e emrit. Populli do të sheh a do ta bojkotosh Kuvendin dhe a do të bësh thirrje për protesta dhe padëgjueshmëri qytetare. A do të organizosh filibastering (bllokim të Kuvendit me amendamente) që ta pengosh ndryshimin e Kushtetutës, ose do të japësh urdhër që të diskutohet disa ditë që të arrihet ahjenda me kohë, e psatj përsëri do ta aktrosh partiotin dhe përsëri fajtor do të jemë deputetët të cilët nuk e kanë mbrojtur mjaftueshëm kauzën? Edhe  “E majta” ka guximin që të bëjë thirrje dhe të  del në protesta, e ku je ti Hristijan?
Ti nuk je patriot ashtu siç paraqitesh. Te kam njohur mirë. Ti je PARTIOT I RREJSHËM!!!
 
Koha do ta dëshmojë këtë.
Të jetojë VMRO!
Të jetojë Maqedonia!