Presidenti rus, Vladimir Putin, vazhdon të shënojë rënie në sondazhe, ndërsa nga ana tjetër kryeministri Medvedev po pëlqehet gjithnjë e më shumë nga rusët.

Mbështetja e rusëve për presidentin Vladimir Putin ka zbritur në 66 për qind, katër pikë më pak që nga muaji Gusht, dhe 16 pikë më pak që nga muaji Prill i këtij viti. Ky është niveli më i ulët që nga viti 2013, i cili në 2014 arriti 87 për qind të mbështetjes pas aneksimit të Krimesë.

Të dhënat janë publikuar nga një sondazh i “Levada” që konfirmon tendencën për rënie të vazhdueshme  të mbështetjes ndaj liderit të Kremlinit.

Një nga arsyet kryesore të pakënaqësisë ndaj tij është distancimi që ka bërë nga reformat në pensione.

Përqindja e rusëve që kanë shprehur pakënaqësi për vendimet e Putin është dyfishuar nga muaji Prill duke kaluar nga 17 në 33 për qind.

Në një sondazh tjetër të publikuar nga instituti rus i pavarur  kërkimeve në fillim të këtij muaji, vetëm 39 për qind e rusëve zgjidhnin Putin si politikanin më të besueshëm.

Por dhe pse reformave e pensioneve mbrohet pikërisht nga kryeministri Medvedev, ky i fundit vazhdon të ngjitet në sondazhe.