Ledri Vula dhe Unikatili do të jenë pjesë e një filmi që i dedikohet shqiptarëve.

Ai do të mbajë emrin ‘Albanian Gangster’ dhe do të ketë në qendër jetën e shqiptarëve në Amerikë.

Regjisori amerikan Methew A.Brown dhe aktori John Rezaj kanë qenë pjesë e emisionit ‘SevenBizz’ dhe kanë folur rreth detajeve për filmin.

Ata kanë zbuluar se shtatë këngë të Unikatilit do të jenë pjesë të filmit, pasi ai ka zgjedhur të kontribuojë në këtë mënyrë.

Edhe reperi Ledri Vula do të dëgjohet në sfondin e filmit që pritet të shfaqet në të gjitha kinematë botërore.