Opozita insiston në zgjedhje të parakohshme. Për këtë LDK-ja thotë se do të ngritë mocion mosbesimi.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se kjo parti ka nisur të hartojë platformën zgjedhore, pasi sipas tij, është çështje ditësh se kur do të rrëzohet qeveria Haradinaj, raporton KTV.

Hoti shtoi se janë në kërkim edhe të disa votave të partive në koalicion për të rezultuar mocioni i suksesshëm.

Vetëvendosje thotë se zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza politike janë zgjedhjet e parakohshme.

Deputeti i kësaj partie Rexhep Selimi pohoi se qeveria Haradinaj në vazhdimësi është e kontrolluar nga presidenti Thaçi përmes ministrave dhe deputetëve të PDK-së.

LDK-ja ka formuar një grup punues për të hartuar platformën për dialogun me Serbinë, ku pikë kryesore, sipas Hotit, është që vendi të shkojë në zgjedhje, në mënyrë që të marrin legjitimitetin për të udhëhequr me këtë proces.