Kuvendi slloven sot e refuzoi kandidaturën e Primozh Dolenc për guvernator të Bankës Qendrore pasi pjesa më e madhe e partive gjatë debatit ishin kundër.

Dolenc, i cili është zëvendës-guvernator i Bankës Qendrore nga viti 2016, ishte nominuar për këtë funksion në muajin e kaluar nga ana e presidentit Borut Pahor, por fitoi mbështetje vetëm prej 30 deputetëve, ndërsa 39 votuan “kundër”.

Sllovenia e humbi votën në Këshillin drejtues të Bankës Qendrore Evropiane (BQE) në prill, kur guvernatori i mëparshëm i Bankës Qendrore sllovene Boshtjan Jazbec u tërhoq nga funksioni. Vendi do të kthej votën e vet në BQE vetëm pas zgjedhjes së guvernatorit të ri të Bankës Qendrore.

Presidenti, me siguri, do të ofrojë kandidat të ri gjatë javëve në vazhdim, edhe pse nuk ka afat ligjor për zgjedhjen e guvernatorit, përcjell BTA.

Loading...