Policia kroate pas një denoncimi sot e arrestoi një burrë, i cili ka lëvizur i armatosur, ndërsa më pas është ndalur në afërsi të ndërtesës në të cilën jeton presidentja Kolinda Grabar – Kitaroviq.

Në rrugë kanë dalë pjesëtarë të policisë me helmeta dhe jelekë antiplumb.

“Rreth orës 15 u denoncua se një person i panjohur nëpër rrugën Zvonimirova shëtitet me armë. Me reagimin e shpejtë të policisë, ai person është arrestuar, është vënë nën mbikëqyrje dhe është dërguar në hapësirat zyrtare. I falënderojmë qytetarët për denoncimin”, deklaruan nga policia e Zagrebit.