Filloreta Raçi e njohur për publikun si Fifi, është goxha aktive me projekte të reja muzikore.

Fifi sapo ka publikuar projektin e saj më të ri me titull “Krimineli i zemrës”.

Kënga e re e Fifit është e zhanrit baladë, ndërsa këngëtarja e sjell të kënduar me një vokal të mrekullueshëm.

Tekstin e këngës e ka shkruar vetë Fifi, kurse për muzikën është përkujdesur Apollo.

Më poshtë mund ta dëgjoni “Krimineli i zemrës”, projekti i ri nga Filloreta Raçi.