Është shpallur konkursi për çmimin shtetëror “Mito Haxhi Vasilev-Jasmin” për realizime në sferën e gazetarisë dhe publicistikës. Konkursi është hapur dje dhe do të zgjasë deri më 31 tetor.

Çmimi u ndahet individëve, grupit të krijuesve, ekipeve, institucioneve, shoqatave tregtare dhe shoqatave të qytetarëve. Përbëhet nga diplomë dhe shumë në të holla, ndërsa në një vit mund të ndahen më së paku dy çmime.

Adresa në të cilën duhet të dorëzohen iniciativat është: Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë – Këshilli për ndarje të çmimit shtetëror “Mito Haxhi Vasilev-Jasmin”, rr.”Gjuro Gjakoviq” nr.61 – Shkup.

Më shumë informata për kushtet për pjesëmarrje në konkurs janë publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Kulturës.

Fituesve të sivjetmë çmimi do t’ju dorëzohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë  më 21 dhjetor – ditëlindja e e Mito Haxhi Vasilev-Jasmin.

Ky çmim shtetëror është ndarë për herë të parë në vitin 1969.