Të gjithë ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, që janë qytetarë të Komunës së Sarajit, janë liruar nga taksa komunale e NKP “Saraj”, në Komunën e Sarajit. Një vendim i tillë është sjellë sot nga Këshilli komunal i Sarajit. Një vendim i tillë ka qenë, premtim i kryetarit të Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti,  ku edhe ishte pjesë në Programin zgjedhor. Komuna e Sarajit, tani do të krijojë Komision adekuatë që të regjistrojë të gjithë ish-ushtarët e UCK-së dhe të ju shpërndaj vendim që lirohen nga taksa komunale e NKP “Saraj”,  në Komunën e Sarajit. Vendimi i tillë ku lirohen ish-ushtarët e UÇK-së  realizohet për herë të parë në Komunën e Sarajit, një vendim i tillë respekton të kaluarën e lavdishme kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni dhe institucionalizon të kaluarën historike në nivel lokal.

Në mbledhjen e Këshillit komunal, gjithë ashtu është miratuar edhe Rebalanci i Buxhetit, ku janë shkurtuar disa shpenzime, rregullimi i Planit Detal Urbanistik për kompleks prodhues me lëmi G2 të industrisë së lehtë në Kondovë, çështje kjo që Komuna e Sarajit, fokusohet për zhvillim ekonomik në zonën e Kondovës.

Loading...
Global