Vetëm pak ditë më parë Luana Vjollca fitoi vëmendje të madhe, pasi u shfaq më pamje të ndryshuar në rrjetet sociale dhe po ashtu më pas në spektaklin që drejton në Top Channel. Ajo kishte ndryshuar ngjyrën e flokëve nga bjonde në brune.

Por duket se “brunia Luanë” nuk zgjati shumë. Gjatë ditës së sotme, këngëtarja Engëllushe Salihu ka publikuar një fotografi pranë nënës së saj, Shyhrete Behluli dhe moderatores së ‘Shiko kush luan’ gjatë xhirimit të emisionit.

Ka qenë pikërisht kjo foto që i ka zhgënjyer të gjithë fansat, pasi Luana shfaqet me flokë bionde. Prezantuesja i paska mashtruar të gjithë më flokët brune, sepse ajo ka përdorur paruke. Edhe pse ka pyetur ndjekësit në rrjete sociale, ajo nuk ka marrë dot “guximin” për të ndryshuar.

Image