Majk nuk ka humbur aspak kohë nga lidhja e fundit!

Pas ndarjes me bukuroshen Melita Nushin, vajzën e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, të paktën sipas mediave në Shqipëri, Majk ka nisur lidhjen e rradhës.

Burime për revistën “Story” kanë fotografuar Majk në një bar në Tiranë, shoqëruar nga e dashura e tij e re. Ajo quhet Kejda dhe është 18 vjeç dhe nuk është aspak e panjohur për mediat, pasi është ndër tatuatoret e rralla femra në Shqipëri.

Se a bëhet fjalë për flirt afatshkurtër apo diç më shumë na mbetet ta shohim me kohë.