Ndërsa Selena Gomez është shtruar në spital psikiatrik për të rimarrë veten pas gjendjes së rëndë emocionale, ka marrë mbështetjen e shumë miqve, si Demo Lovato apo Cardi B.

Midis tyre është Jennifer Aniston, e cila raportohet se është mërzitur shumë nga gjendja ku ndodhet këngëtarja.

“Ajo e mbron shumë Selenën dhe ka lidhje të ngushta me të sepse kanë të njëjtin menaxher,”-tha një burim. “Jennifer është një person jashtëzakonisht i kujdesshëm. Asaj i dhemb shumë fakti që po e sheh Gomez në këtë gjendje dhe është atje për ti ofruar këshilla e për ti dhënë mbështetjen e saj. Ajo e sheh këngëtaren si një motër të vogël dhe po bën gjithçka që mundet për ta ndihmuar “.

Miqësia e Selenës dhe Jennifer filloi gati dhjetë vjet më parë.

Demi Lovato, e cila po mundohet të rikuperojë veten pas mbidozës që për pak e çoi drejt vdekjes, po mundohet ti qëndrojë pranë këngëtares.

Ndërsa Cardi B, e cila publikoi bashkëpunim hit me Selenën ‘Taki Taki’, i dërgoi një mesazh asaj: “Unë dua që ajo vajza ta dijë se është shumë e bukur.”