Këngëtarja e cila po korr sukses në tregun muzikor shqiptar me këngën e saj më të fundit “A Jena” së fundmi ka tërhequr vëmendjen e turqëve.

E ftuar në  emisionin ‘Lart e Poshtë’ me Eraldo Rexhon ajo ka treguar se një shtëpi diskografike ka spikatur talentin e saj me këngët ritmike dhe për këtë arsye kanë thuajse një vit që e kërkojnë të bëhet pjesë e tyre.

Arinda ka vendosur t’u japë një shans duke nënshkruar kështu kontratën më të re në Stamboll me të cilën ka nisur punën për të krijuar projekte të reja muzikore.

Së shpejti ajo do të organizojë një turne muzikor ku do të zhvillojë koncerte në të gjithë botën si edhe do të vijë me prurje në gjuhën angleze.

Këngëtarja është në hapat e sa të parë drejtë ndërkombëtarizimit si artiste.