Këngëtari 56-vjeçar Jon Bon Jovi është shprehur kundër kulturës moderne pop dhe disa prej yjeve më të mëdhenj të saj.

Ylli i hitit “Livin on a Prayer” i tha  Lisa Wilkinson në shfaqjen amerikane “The Sunday Project” se ai mendon se suksesi i reality show-t si “Keeping up With the Kardashians” apo “Real Housewives”, është i tmerrshëm.

“Unë mendoj se është e tmerrshme që jetojmë në këtë botë dhe mund t’ju them se kurrë nuk kam dhënë as 60 sekonda të jetës sime për një nga ato Shtëpiaket Blah Blah dhe Kardashians”, tha Jovi.

Ai më pas veçoi Kim Kardashian dhe goditi famën e saj që u fitua pas videos së seksit me raperin Ray J që u publikua në vitin 2007, dhe që tani i ka dhënë famë familjes së saj të njohur ndërkombëtarisht.

“Çfarë do të ketë në autobiografinë tuaj? Kam bërë një porno dhe gjejë se çfarë më ka bërë të famshme! Më vjen keq, pas”, tha ai.

Ai i inkurajoi shikuesit të krijojnë “art” në vend që të kërkojnë të famshëm. Dhe tha se fama për të ishte vetëm një “nënprodukt” i krijimtarisë së tij.

“Shkoni dhe shkruani një libër, pikturoni, veproni, studioni, këndoni, luani. Fama është një nënprodukt i një kënge të mirë”.

Bon Jovi ka shitur mbi 130 milionë albume, dhe sipas “Forbes” ka vlerë neto prej mbi 400 milionë dollarë.