Simon Abel Espinal nga Panamaja njihet si artizani më i mirë në botë. Ai 40 vjet tashmë thur kapele prej kashte, zanat ky që e mësoi nga gjyshërit. Vetëm për një kapele Espinal punon më shumë se 6 muaj, ndërsa varësisht cilësisë së kapeles fiton 25 000 dollarë ose më shumë. “Kur njerëzit i prekin kapelat thonë se iu duken si mëndafsh, sepse janë të buta. Besoj se këto kapela konsiderohen si më të mirat në botë, për shkak të cilësisë së kashtës. Nuk i zbardhojmë me kemikale, janë krejtësisht natyrale” –shprehet Espinal. Ai ndjehet krenar me punën që bën dhe thotë se për të më e rëndësishmja është të mbajë gjallë traditën.