Deputeti i krahut të Besës që janë në pushtet, Nexhbedin Kahremani nga foltorja eparlamentit tha se shqiptarët duhet të pyesin vetveten se ku do të jetë vendi I tyre nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese. Ai iukërkoi të gjithë ligjvënësve mbështetje për ndryshimet në të ardhmen e vendit.

“Nëse ndryshimet kushtetuese dështojnë, atëherë shqiptarët duhet të pyesin vetveten se ku është vendi i tyre,” tha Kahremani.

Ai shtoi se edhe pse shqiptarët në Maqedoni janë të diskriminuar pasi konsiderohen dhe quhen pakicë etnike, megjithatë tha se për shkak të ardhmes së vendit dhe fëmijëve tanë, duhet të mbështeten ndryshimet kushtetuese.