Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Çunmulaj është shumë aktive në rrjete sociale ku postimet e saj shpeshherë tërheqin vëmendjen. Së fundmi Emina ndodhet me bashkëshortin në Mal të zi nga ku ka postuar plot foto e video.

Në një prej tyre i ka replikuar një ndjekës i cili në mesazhin e tij e ofendon rëndë modelen shqiptare duke quajtur ndër të tjera “kur*ë”. Por Emina nuk ja ka përtuar dhe e ka fëlliqur publikisht duke i publikuar profilin e tij dhe mesazhin që i ka dërguar.

“Wow po ty mor zoteri cfare te bera qe je kaq nervoz. Turp e marre qe kemi njerez sikur ti”, shkruan Emina.