Një burim i ka thënë The Times që Juventus janë duke shpresuar që të nënshkruajnë me portierin e Manchester United, David de Gea si transfer i lirë

Gazeta e njohur britanik ka thënë se “shqetësimet” e trajnerit të United, Jose Mourinho se mund ta humbin De Gean, tregon se italianët do ta “shfrytëzojnë artin e tyre për të marrë top talente pa para”.

“De Gea luajti kundër klubit të ardhshëm te tij te martën”, ka thënë një palë e pa emëruar nga gazeta.

“Juve është një skuadër eksperte për të arritur këso marrëveshje. Nëse United nuk e shesin në verë, Juventus do ta pres atë derisa të përfundon kontrata e tij”.

Zonja e vjetër është e njohur për këtë gjë pasi që kishte transferuar pa para Paul Pogban në verë të 2012, para se ta shes atë tek Djajtë e Kuq për një shifër rekord 110 milionë euro.

The Times shton që Juve “janë në pozitë të mirë” pasi De Gea ka vetëm dy vite kontratë dhe duhet ta zgjat, por largimi i Thibaut Courtois për në Real Madrid ka bërë që Juve të jetë e favorizuar.

Spanjolli ju bashkua United më 2011 nga Atletico Madrid, që në atë kohë ishte një marrëveshje rekord për një portier. Deri tani ai ka 300 paraqitje në Old Trafford, ka fituar vetëm një Premier Ligë, një FA Cup dhe një Europa Ligë.

Megjithatë, ai nuk ka fituar titull të ligës që pesë vite dhe ishte pjesë e skuadrës së Manchester në humbjen e tyre 1-0 në Ligën e Kampionëve në mesjavë.