Juan Jesus ia ka kthyer kritikat Marek Hamsikut pasi që ai kishte thënë se Napoli “është kënaqur duke e dominuar” ndeshjen kundër Romës. “Ata nuk e merituan barazimin”, kishte thënë ai.

Shumë analistë kanë thënë se Napoli e ka merituar për ta mposhtur Romën të dielën, por Juan Jesus e “kishte topin” në San Paolo, por ai ka thënë se posedimi i tyre ishte steril.

“A vuajti shumë Roma? Në pjesën e dytë, po, por në të parën në treguam karakter dhe luajtëm shumë mirë”, tha mbrojtësi pas barazimit 1-1.

“Ne u desh të ja dalim njëjtë në të dytën. A vrapuan më shumë Napoli? Nuk jam ekspert i fitnesit, por të gjithë ne kryem punën e njëjtë”.

“Gjëja e rëndësishme është që të bëjmë çfarë ne është dashur të bëjmë, e cila gjë është puna e jonë. Nuk mendoj që ky është një problem i parapërgatitjeve. Ne vrapojmë shumë po ashtu”.

“De Rossi është një lojtar i ndryshëm nga Cristante, por është punë e trajnerit që të zgjedh formacionin dhe ata të cilët ja dalin më mirë kundër një ekipi”.

“Barazimi a tregon se është dashur të luani më mirë? Ne nuk mund të jemi të lumtur me të. Napoli luajti bukur, ashtu sikurse ia doli në Paris. Ne duhet të ja dalim më mirë. Ne vuajtëm dhe Napoli e kishte topin, por ne u mbrojtëm mirë dhe Napoli nuk arriti që ti shfrytëzonte shanset. Ne i shkaktuam atyre problem në pjesën e parë”.