Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe erë të dobët lindore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri 10 gradë, ndërsa e ditës prej 23 deri në 28 gradë Celsius.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla dhe me erë të dobët nga drejtimi lindor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri gjashtë gradë, ndërsa e ditës do të rritet deri 26 gradë Celsius.

Deri të shtunën do të mbajë mot stabil, i thatë dhe relativisht i ngrohtë me temperatura të ditës mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Të dielën nga veriu do të lëshohet ajër më i ftohtë, era përkohësisht do të përforcohet dhe do të shkaktojë rënie të temperaturës së ditës. Do të ketë edhe reshje të përkohshme lokale të shiut.