Ministria italiane e Punëve të Jashtme u prononcua pas referendumit në Maqedoni dhe ka shfaqur shpresë se Parlamenti do t’i miratojë ndryshimet kushtetuese, të parapara me Marrëveshjen e Prespës.

“Në referendumin konsultativ, shumica e madhe e votuesve ishte ‘Për’ marrëveshjen me Greqinë, me çka i konfirmuan aspirtatat e qytetarëve të Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe NATO. Italia jep përkrahje të tërësishme për rrugën euroatlantike të rajonit dhe shpreson se Parlamenti do t’i miratojë ndryshimet kushtetuese të parapara në Marrëveshjen”, njofton Ministria italiane e Punëve të Jashtme.