Interi është duke e vëzhguar talentin e Bayer Leverkusenit, Kai Havertz, i cili besohet se mund të kushtojë të paktën 35 milionë euro.

19-vjeçari u bë debutuesi më i ri ndonjëherë i Leverkusenit në Bundesligë në vitin 2016, dhe po ashtu është lojtari më i ri ndonjëherë që i arrin 50 paraqitje në këtë nivel, transmeton Express.

Havertz debutoi edhe për Gjermaninë në muajin shtator, kur u fut në fund të ndeshjes miqësore ndaj Perusë.

Sipas Calciomercato.com, zikaltrit i dërguan vëzhguesit e vet për ta parë mesfushorin në një ndeshje kundër Zurich në Evropa Ligë.

Havertz ka kontratë me Leverkusenin deri më 2022, dhe klubi gjerman do t’i kërkojë Interit të paktën 35 milionë euro për të, pasi tashmë i ka refuzuar ofertat nga Premierliga.