Interi prapë ka fituar me dramë në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve kundër PSV Eindhoven

Inter u gjend në pjesë të parë në një presion nga PSV, të cilët vazhdimisht e sulmonin portën e Handanovic.

Madje, Inter ka mundur që të mbetet me një lojtarë më pak pasi që Handanovic ka mundur që të ndëshkohet me të kuq pasi preku topin jashtë zonës së rreptësisë.

PSV ishin të parët që kaluan në epërsi në këtë ndeshje, ku Rosario shënon një gol të bukur në minutën e 27’të.

Inter prapë nuk arriti që të këndillet nga sulmet e pareshtura të PSV’së, megjithatë arrin që të shënojnë gol dhe barazoi rezultatin në minutën e 43’të me anë të Radja Nainggolan.

Me rezultat 1-1 përfundon edhe pjesa e parë.

Interi në pjesën e dytë ishte padyshim një skuadër më e mirë dhe kjo i shpërblehet pasi që Icardi kalon Interin në epërsi në minutën e 51’të te ndeshjes.

PSV tenton që të barazoi por nuk ja arrin ta bëj këtë edhe pse patën disa goditje të mira në drejtim të portës së Handanovicit.

Në fund Inter e ruan rezultatin dhe i merr tri pikë të mëdha në udhëtim.

Në ndeshjet e radhës, Inter do të luaj ndeshje vatje-ardhje me Barcelonë, me të cilën ndajnë vendin e parë dhe të dytë.

Ndërkohë Spurs dhe PSV ende nuk kanë fituar pikë në garën prestigjioze europiane.