“Me kanë telefonuar Interi, por jo Real Madridi”, ka konfirmuar agjenti i 20 vjeçarit, Exequiel Palacios talent i River Plates

Mesfushori sapo ka mbushur 20 vjet këtë muaj dhe tashmë ka dy paraqitje për Kombëtaren e Argjentinës.

“Kohëve të fundit Francescoli ka telefonuar për të pyetur nëse unë kam folur me Real Madridin për një marrëqveshje potenciale, por askush nuk me ka kontaktuar nga Reali”, ka thënë Renato Corsi për Radio El Mundo.

“Megjithatë, kam marrë telefonatë nga nënpresidenti i Interit, Javier Zanetti i cili ma ka bërë me dije që janë duke e përcjell atë dhe ne vazhdojmë të jemi në kontakt”.

“Ka pasur thashetheme edhe për Barcelonën po ashtu, por ata nuk me kanë kontaktuar. Ja vlen të theksojmë që Palacios nuk ka pasaportë të EU’së dhe nuk mund ta këtë një të tillë”.

“Pas ndeshjes kundër gremio, ne kemi folur me Francescolin për klauzolën e tij të lirimit dhe kontratën. I kam thënë Zanettit që lojtari nuk largohet për vlerën e klauzolën sepse ne dëshirojmë te kemi raporte të mira me River”.

Deri me tani në këtë sezon, Palacios ka kontribuar me një gol dhe dy asiste në tetë ndeshje të Primera Division në Argjentinë.