Inter raportohet se është gati për t’ia paguar Brescias 25 milionë euro për mesfushorin tinejxherm, Sandro Tonali, që cilësohet si “Andrea Pirlo i ri”

18 vjeçari është duke u kërkuar nga shumë skuadra të Europës pas paraqitjeve të tij të mira me Brescia në Serie B dhe me nivelet e reja të Kombëtares se Italisë.

Lëvizjet e tij, pozita taktike dhe mënyra si luan ta kujton Pirlon e Ri, i cili po ashtu është rritur nga akademia e Brescias.

Përderisa Roma, Milan dhe Chelsea janë klubet që kanë treguar interesim për Tonalin, Sport Mediaset ka treguar se Inter tashmë ka bërë ofertë 25 milionë euro për të.

Kaq para kërkon Brescia për mesfushorin.