Dukej një tentativë për t’u pajtuar, por në fakt përballja mes moderatores Ilary Blasi dhe Fabrizio Corona-s në “Big Brother Vip”, përfundoi në një përplasje plot akuza në transmetim direkt.

Teksa po diskutonin, Ilary përmendi atë që i kishte bërë Corona 13 vite më parë.

Në atë kohë moderatorja ishte shtatzënë dhe Corona publikoi fotot që tregonin tradhtinë e bashkëshortit të saj të ardhshëm Francesco Totti-t, pak ditë para dasmës.

“E bëre në një moment që unë isha gati për t’u martuar dhe shtatzënë me fëmijën tim të parë”, thotë ajo.

“Ne kemi ecur para, je ti ai i cili ke mbetur prapa. E gjithë Italia e ka kuptuar se ti përhap lajme të pavërteta. Nuk e ha unë këtë. Ti duhet të mbash përgjegjësi për atë që thua, nuk mund të vish këtu dhe të bësh show. Mirupafshim Fabrizio dhe gjithë të mirat”, e mbylli fjalën Ilary duke u hakmarrë kështu ndaj Corona-s.

Diskutimi u duk si një fitore e madhe për moderatoren e cila mori duartrokitje pa fund nga publiku.

Por Corona nuk e la me kaq. Pasi pak minuta më vonë ai publikoi një video në Instagram, ku e kërcënonte për faktin se nuk i dha të drejtë të replikonte dhe i mbylli mikrofonin:

“Tani do ta shohësh se çfarë do të bëj, do të të them të vërtetën siç duhet thënë!”

“Unë kisha sjellë lule jashtë, në vendin ku u sulmova dhe u censurova. Dhe ku me turp ma fikën mikrofonin për të luftuar një luftë personale në një televizion publik. Isha përgatitur për një shaka. Doja t’i thosha hajde të bëjmë një xhiro me biçikletë, le të shkojmë të hamë një pizza, por fatkeqësisht respekti dhe mirësia nuk të çon askund dhe tani, po mendoj se çfarë të bëj sepse nuk jam si të tjerët”.