Është më se e qartë se Republika e Maqedonisë kalon nëpër një periudhë të rëndësishme dhe të vështirë. Në këto raste në shprehje duhet të vjen karakteri shtetëror i partive politike, por edhe i individëve, konsideron Partia e Lëvizjes së Turqve (PLT) që drejtohet nga Enes Ibrahim.

“Vendimet kapitale sillen nga ana e politikanëve të guximshëm, ndërsa ata që kalkulojnë për interesa personale partiake në asnjë rast nuk guxojnë të jenë pjesë e qeverisë teknike. PLT konsideron se duhet të ketë ndryshime në Ligjin e Qeverisë, ose të mos lejohet partitë politike që nuk kanë kapacitet shtetëror të jenë pjesë e qeverisë ku qellimi kryesor duhet të jetë organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, thekson Enes Ibrahim, kryetar i Partisë së Lëvizjes së Turqve në Maqedoni.