Teologu Mustafa Bajrami ka folur për zgjedhjet që do të mbahen së shpejti në Bashkësinë Islame të Kosovës. Ai ka thënë se kreu aktual i BIK’ut, Naim Tërnava, është duke u munduar që me çdo kusht t’ia vazhdojë vetës mandatin.

Bajrami ka akuzuar kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava, se po e keqpërdor detyrën e tij për qëllim personale.

Bajrami ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Tërnava ka premtuar edhe dërgim në haxhillëk pa pagesë për hoxhallarët në këmbim të votave.

“Tërnava është duke tentuar me çdo kusht ta marr edhe një mandat. Është duke premtuar çdo gjë, veç të merr vota. Premtime i ka dhënë imamëve që t’i dërgoi edhe në haxh pa pagesë”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se Tërnava i hakmerret çdo presoni që del kundër tij, duke shpjeguar se edhe postin e imamit mund ta humbin ata që dalin kundër tij.

Gazeta Express ka raportuar ditë më parë se myftiu Tërnava ka vendosur ta kërkojë edhe një mandat për të udhëhequr me BIK’un, në zgjedhjet që mbahen brenda këtij muaji.

Zyrtarë të këtij institucioni fetar kanë deklaruar për Gazetën Express dhe Televizionin T7 se aktualisht kundër Tërnavës nuk ka ndonjë kundërkandidat. /