Në llogaritjet e fundit, FC Barcelona është mbreti i ri i futbollit sa i përketë të ardhurave

Skuadra spanjolle, siç është raportuar sot ka arkëtuar më shumë sëq 1.05 miliard dollarë (914 milionë euro) të ardhura gjatë vitit fiskal 2017-18 dhe operon në të ardhura (fitimet llogaritin interesin, taksat dhe amortizim) kurse fitimi i pastër është 204 milionë dollarë (177 milionë euro). Skuadra ka një rrjet profiti 15 milionë dollarë.

Për sezonin 2018-19, Barcelona pritet të këtë buxhet 1.105 miliard dollarë (960 milionë euro) dhe operon me të ardhura 220 milionë dollarë (191 milionë euro).

Në krahasim, Manchester United, klubi më i vlefshëm në botë që ishte deri në qershorin e vitit të kaluar, nuk është më pasi që ata kanë fituar vetëm 794 milion dollarë duke operuar me të ardhura prej 238 milionë dollarë në vitin fiskal që mbaron në qershor të 2018’ës. Por, Djajtë e Kuq kanë humbje prej 50 milionë dollarësh.

Barcelona këtë vit po ashtu ka fituar më shumë se sa rivali i tyre Real Madrid, të ardhurat e të cilit janë 892 milionë dollarë dhe operon në të ardhura 175 milionë dollarë në sezonin 2017-18. /GazetaExpress/

Këto janë pesë skuadrat që kanë rezultuar më shumën më të madhe te të ardhura në botë për sezonin e kaluar.

Barcelona: 1.05 miliard dollarë

Real Madrid: 892 milionë dollarë

Dallas Coëboys: 864 milionë dollarë

Manchester United: 794 milionë dollarë

Manchester City:  674 milionë dollarë