Hilary Duff ka lindur fëmijën e saj të dytë, një vajzë të quajtur Banks Violet Bair, lajm të cilin ajo e ka ndarë mbrëmjen e sotme në instagramin e saj.

Aktorja ndau foton e parë të vajzës së saj përkrah saj dhe të dashurit të saj Matthew Koma. Poshtë fotos ajo kishte shkruar: “Banks Violet Bair. Ajo ka vjedhur zemrat tona komplet. Ajo i’u bashkua botës dhe shtëpisë tonë të enjten pasdite dhe është absolutisht magjike.” Duff ka edhe një fëmijë tjetër, gjashtë vjeçarin Luca Cruz me ish bashkëshortin Mike Comrie.

Image