Klubi është në zonën e rrezikshme të rënies nga Ligue 1, por trajneri i ri ka thënë se ai do të “shikojë mundësitë për një sezon më të mirë”

Thierry Henry ka thënë se ai ka nevojë që të punojë me Monacon nëse ai dëshiron që ti kthej rezultatet e duhura në Stade Louis II, edhe pse ata nuk janë mirë edhe në Ligën e Kampionëve këetë sezon.

Fituesi i Botërorit 1998 e ka marrë rolin e trajnerit të një skuadre për herë të parë, duke marrë Monacon e cila për momentin është duke vuajtur për rezultate në Ligue 1.

“Të gjithë e dimë që rezultatet na interesojnë, por rezultatet janë si pasojë e asaj çfarë ka ndodhur më parë”, tha ai në një konferencë për shtyp. “Nuk dua ta përdori fjalën ‘fitore’, por fitoret vinë vetëm nëse punoni mirë”.

Monaco ka vetëm gjashtë pikë nga nëntë ndeshje, tani Henry, për të cilin thuhet se nuk ka presion të madh nga nënpresidenti i klubit Vadim Vasilyev, nuk është duke vendosur kufi në ambiciet e tij.

“Derisa ende ka pikë të mundshme për t’u fituar, është e mundshme të përfundojmë në top 3”, tha ai.

“Do të jetë një punë e vështirë, e gjatë, por ne do të shohim çfarë është e mundur”.

“Së pari ne duhet mos të marrim gola, pastaj duhet të gjejmë baraspeshën në ekip. Nuk do të jap detale si, por ne kemi nevojë që të gjejmë siguri, me inteligjencë. Pastaj si të funksionojmë kur e kemi topin dhe të jemi më superiore kundër kundërshtarëve, përderisa të jemi të balancuar kur kemi posedimin”, ka thënë trajneri i ri duke folur për gjërat që do të përmirësojë në skuadër.