Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës thotë se ka marrë në SHBA mbështetjen për formimin e ushtrisë së Kosovës.

‘Ushtria është e kryme’, tha Haradinaj në Pressing me Leonard Kerqukin në T7.

Haradinaj ka thënë se ka informuar të gjithë faktorët ndërkombëtarë për ushtrinë.

“Asnjë autoritet nuk është i painformuar”, është shprehur ai.

“E kanë ditur që po e bëjmë këtë punë, janë informuar me kohë”, ka theksuar Haradinaj.

Haradinaj thotë se do të duhej që të gjitha partitë politike në Kuvendin e Kosovës të jepnin mbështetjen për transferimin e FSK’së në ushtri.

‘Por a do të bëj kjo që Lista Serbe të dalë nga Qeveria?’.

“Nuk kanë arsye”, shtoi i pari i ekzekutivit.