Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për qëndrimin e tij, të presidentit Hashim Thaçi, dhe të zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, në Shtetet e Bashkaura të Amerikës, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, se të gjithë zyrtarët kosovarë kanë pasur leje për të hyrë në objektin e OKB’së, në Nju-Jork.

Ai ka treguar se të gjithë janë përfaqësuar si zyrtarë nga Kosova, duke theksuar se të gjithë kanë hyrë me leje në objektin e OKB’së.

“Hyjmë se i kemi dajallarët e fortë”, është shprehur Haradinaj, duke përmendur haptas amerikanët.

“Amerikanët e komandojnë OKB’në e më shumë. Në Nju-Jork është ajo”, ka thënë ai.

Gjatë qëndrimit në OKB, zëvendëskryeministri Pacolli ishte pyetur nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, se si kishte hyrë në objekt.

Zëvendësi i Haradinajt i kishte thënë udhëheqëses serbe se kishte marrë leje nga ajo, para se ajo t’i thoshte se po të ishte kështu, ai nuk do të ndodhej fare aty.