Reperi Stresi së fundmi e ka publikuar premierën e këngës dedikuar nënës.
Arkimed Lushaj u rikthye në ‘Kënga Magjike’ me këngën ‘Të du mom’ kushtuar nënës së tij dhe të dielën që lamë pas la shumë përshtypje të mirë gjatë interpretimit.
Kjo këngë u pëlqye shumë nga fansat por edhe kolegët e tij e kanë përkrahur maksimalisht.
Ishte Greta Koçi ajo e cila e bëri këtë nëpërmjet publikimit të një Instatory, pranë të cilit e ka quajtur Stresin shok.
‘’Shumë e ndjerë, shumë e bukur. Suksese shok’’, ishin fjalët e saj.
Kjo nuk është hera e parë që reperi i njohur merr pjesë në këtë festival. Vitin e kaluar ka fituar në kategorinë “Çmimi i WebInternetit”, çmim ky të cilin ia ka dedikuar një familjari të ndjerë.
Stresi i kishte premtuar atij se do ta fitonte këtë çmim dhe e ka quar amanetin në vend.