Vdekja e nëntëvjeçarit, Jamel Myles, mamaja e të cilit thotë se vrau veten pas ngacmimeve homofobike, ka tronditur interetin. Njerëzit kanë ndarë histori të ngjashme bullizmi, kanë kërkuar ndihmë e të shumtë kanë qenë ata që kanë marrë rolin e psikologut duke dhënë këshilla sesi duhet reaguar në këto raste. Megjithatë diskutimet online mbeten të një niveli të caktuar dhe bullizmi është një problem shumë më i rëndë nga sa mund të perceptohet ! Ngacmimi është një problem serioz në shkolla, dhe me komunikimin e zgjeruar online është shtuar dhe bullizmi kibernetik, për çka jo shumë prindër janë në dijeni.

Hulumtimi nga YouGov dhe Survation konstaton se 40 për qind e të rinjve janë ngacmuar për aftësinë e tyre të të nxënit (intelektin e tyre), dhe më shumë se 39 përqind thonë se kjo ka ndikuar në notat e tyre shkollore. Gati gjysma (46 përqind) e të rinjve janë të shqetësuar për kthimin në shkollë për shkak të ngacmimeve dhe 70 përqind e prindërve – kjo është pothuajse tre të katërtat – nuk mendojnë se mësuesit e shkollës po bëjnë mjaftueshëm për të ndaluar bullizmin në shkolla.

The Independent iu drejtua profesionistëve psikiatrikë dhe organizatave LGBT + dhe ka përpiluar një sërë mënyrash se si prindërit mund t’u vijnë në ndihmë fëmijëve nëse këta të fundit po vuajnë pasojat e bullizmit.

Lërini fëmijën të kuptojnë se ata nuk janë të dobët

Dr Michael Duke, një psikiatër që ka më shumë se 30-vjet përvojë pune me fëmijët, pohon se bullizmi lulëzon në fshehtësi dhe njerëzit që vuajnë nga ngacmimet shihen nga të tjerët si më të dobëtit. Duke rritur vetëbesimin e fëmijës suaj, ai vetë nuk do të ndihet inferior e nuk do lejojë të trajtohet si i tillë.

Inkurajoni fëmijët tuaj të flasin

Dr. Duke shton se bullistët kontrollojnë “fshehtësinë”. Inkurajoni fëmijët tuaj të flasin për çdo problem që u ndodh në shkollë dhe bindini se do të jeni të parët që do e zgjidhni problemin.

Gjithkush ka të drejtë të ndihet i sigurt dhe jo i kërcënuar. Ai inkurajon të rriturit dhe fëmijët që të kërkojnë ndihmë kur ata janë viktima të bullizmit. Duke qëndruar të heshtur, thotë ai, “e inkurajon abuzuesin” të vazhdojë me ngacmime.

Bashkëpunoni ngushtë me mësuesit

Profesor Ian Rivers, kreu i Shkollës së Edukimit në Universitetin e Strathclyde në Glasgow,  thotë se shkollat duhet të jenë përgjegjëse për studentët dhe sigurinë e tyre, shkruan living, transmeton Klan Kosova. Është e rëndësishme që shkollat të mbrojnë të rinjtë që identifikohen si lezbike, homoseksualë, biseksualë ose transeksualë. Gjithnjë e më tepër të rinjtë po vënë në pikëpyetje orientimin e tyre seksual dhe identitetin gjinor në shkollë.