Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 14:00 në Prishtinë ka ndodhjur një gjuajtje me armë zjarri, ku si pasojë e kësaj, një 23-vjeҫar ka marrë lëndime.

Sot rreth orës 14:00, policia është njoftuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën “Asllan Pireva”, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, me ҫ’rast është kuptuar se bëhet fjalë për vrasje në tentativë.

Rastin për Express e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Falora Ahmeti.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, me ҫ’rast është kuptuar se behet fjale për vrasje ne tentative, ku viktima B.M, mashkull 23 vjeç ka marre lëndime nga arma e zjarrit”, ka thënë Ahmeti

Mësohet se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar ne identifikimin dhe lokalizimin e personave te dyshuar.