Qeveria gjermane njoftoi se do ta zgjerojë sistemin e vizave gjashtëmujore dhe me këtë do t’i mundësojë personave nga Evropa të kërkojnë punë në këtë vend.

Kjo ndodh në një moment kur autoritetet gjermane ballafaqohen me mungesën e  fuqisë së kualifikuar punëtore.

Ministri i Punëve të Brendshme Horst Zehofer deklaroi se vizat që tani janë të aksesueshme për personat që kanë arsim të lartë, do të jenë të aksesueshme edhe për persona me kualifikime për profesione të caktuara.

Megjithatë, ai thekoi se Gjermani nuk dëshiron “imigrim në sistemin e sigurimit social”, kështu që parashtruesit e kërkesës për viza do të mund të tregojnë se janë të zotë që vetë të kujdesen për veten e tyre dhe se e flasin gjuhën gjermane.