Futbollisti i Leicester Cityt, James Maddison, ka reaguar në rrjete sociale pas aksidentit të frikshëm të helikopterit të pronarit të klubit.

Mesfushori i Leicester Cityt dhe Anglisë, me një reagim të postuar në ‘Twitter’ ka bërë të ditur se ka filluar lutjet e tij pas kësaj tragjedie.

Ende nuk dihet për numrin e viktimave apo për gjendjen e presidentit Vichai Srivaddhanaprabha, raportojnë mediat britanike.