Mainz dhe Bayern Munichu kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).

Dy skuadrat gjermane kanë zbuluar njëmbëdhetshen startuese për takimin mes tyre në stadiumin Opel Arena në kuadër të xhiros së nëntë në Bundesliga, shkruan portali arbresh.info.

Mainz, skuadra në kampionatin gjerman me moshën mesatare më të vogël (24.1 vjeç) do të pres kampionin në fuqi – Bayern Munichun që ka moshën mesatare të skuadrës 27.9 vjeç.

Pavarësisht se kanë humbur 0 me 4 ndeshjen e tyre të fundit në ligë, Mainz posedon ende mbrojtjen më të mirë në Bundesliga. Problemet e tyre qëndrojnë në linjën frontale për shkak se ata kanë shënuar vetëm katër gola në tetë ndeshjeve.

Mainz nuk ka humbur në shtëpi këtë sezon (dy fitore, dy barazime) dhe ata kanë mbledhur tetë nga nëntë pikët e mundshme këtë sezon në Opel Arena. Megjithatë, skuadra e tyre ka humbur të gjitha nga gjashtë ndeshjet e tyre të fundit kundër Bayern Munichut.

Bayern Munichu duhet se është rikthyer në rrugën e duhur pas katër ndeshjeve në të gjitha kompeticionet pa fitore (dy barazime, dy humbje).

Takimi mes dy skuadrave fillon nga ora 13:30./arbresh.info/

Formacioni i Mainz 05: : Müller – Brosinski, Bell, Niakhate, Aaron – Gbamin, Latza, Kunde – Öztunali, Boetius en Mateta.

Formacioni i Bayern Munichut: Neuer , Süle , Hummels , Thiago , Martinez , Lewandowski , Goretzka , Gnabry , Müller , Alaba , Kimmich

Në bankinë: Ulreich , Wagner , Ribéry , James , Rafinha , Boateng , Sanches