Kancelarja gjermane, Angela Merkel njoftoi sot zyrtarisht se nuk do të garoje për një mandate tjetër në krye të CDU-së dhe as për kancelare. Vendimi I saj erdhi pas rezultatit te dobet që CDU-ja mori në zgjedhjet rajonale.

Merkel u tregua luajale në konferencën për shtyp dhe tha se nuk do të ndikojë në zgjedhjet brënda partisë.

Por kush do te jete zëvendësuesi i saj në krye të CDU-së. Mediat e huaja flasin edhe per emrat e parë. Një ndër ta dhe më i lakuari deri më tani është Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, nje kritikues i here pas hershem I Merkel.

Spahn eshte 38 vjec dhe njihet nga media si njeri mjaft kërkues dhe ambicioz.