Në vitin 2017 shkalla e personave të varfër në Republikën e Maqedonisë ishte 22,2 për qind apo rreth 460 mijë qytetarë, njoftoi sot Enti Shtetërore Statistikor.

Bazë e llogaritjeve të varfërisë, siç kumtojnë nga ESHS, janë të ardhurat, ndërsa pragu i varfërisë është definuar në 60 për qind e të ardhurave mesatare ekuivalente.

Analizuar për nga llojet e amvisërive, norma e varfërisë e amvisërive të përbëra prej dy të rritur me dy fëmijë të varur në vitin 2017 ka qenë 20%. Sipas statusit më të frekuentuar të aktivitetit ekonomik, shkalla e personave të punësuar të varfër është 9.0 për qind ndërsa shkalla e pensionistëve të varfër është 7.7 për qind.

Sipas ESHS, koeficienti “Gini”, masa për pabarazinë në shpërndarjen e të ardhurave, është 32,5 për qind.

Shkalla e varfërisë është më e madhe në krahasim me vitin e kaluar kur ka qenë 21,9 për qind ose 445 mijë qytetarë kanë qenë të varfër.