Me 21 shtator çifti shumë i komentuar i showbizit Elita Rudi dhe Gjiko i dhanë fund beqarisë me një dasëm madhështore që u komentua nga të gjitha mediat.

Image

Elita na tregoi se kishte zgjedhur që të ndiqte një për një të gjitha traditat shqiptare.

Po përveç kësaj duket se ajo ka vendosur të jetë deri në fund nuse tradicionale.

Pas martesës, moderatorja ka ndryshuar mbiemrin në rrjete sociale.

Krahas mbiemrit të saj, në biografinë e ‘Instagram’-it ajo ka shtuar edhe atë të të Gjikos, Gjikolli.

Duke ditur se pjesa më e madhe e vajzave sot preferojnë të mbajnë mbiemrin e tyre, me siguri Gjiko duhet të ndihet shumë krenar për partneren e tij.

Image